Politike

Banorët e Durrësit takim në Bashki me Ramën për projektin TID, deputetët e PD: U refuzuam të jemi në mbledhje

Në një deklaratë për mediat, ata kanë deklaruar se për këtë takim, janë lajmëruar nga banorët.

14 Shkurt 2026, 11:29 Nga I.A
Banorët e Durrësit takim në Bashki me Ramën për
Deputetet

DURRËS- Qytetarët e Durrësit kanë nisur sot një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin TID. Mësohet se në takim kanë kërkuar të jenë të pranishëm dhe deputetët demokratë Igli Cara dhe Arjan Ndoji, por nuk janë lejuar. 

Në një deklaratë për mediat, ata kanë deklaruar se për këtë takim, janë lajmëruar nga banorët.

"Jemi lajmëruar nga banorët, me statusin e deputetit kërkuam të jemi të pranishëm në takim por na u refuzua kërkesa nga garda. Kjo është e paligjshme. Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt. Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të prekë pronën. Kjo është pasuri e shqiptarëve. Kjo është vjedhje e pronave. Jua marin qytetarëve dhe ja japin privatit ta menaxhojë," tha Cara.

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID./Dosja.al

banorët e durrësit igli cara arjan ndoji

Sondazh

Poll