Politike

Dështimi i negociatave me BE-në, sqarohet Rama: Kur them që do çelen, se kam parë në ëndërr por kam dëgjuar diçka

18 Shkurt 2020, 20:41 Nga DOSJA
Dështimi i negociatave me BE-në, sqarohet Rama: Kur them që do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për refuzimin e çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, Rama tha se grantet për tërmetin nuk do të kishin kapur ato shifra nëse do të kishte qënë faji i Shqipërisë që negociatat nuk ishin çelur.

“Nëse them se do çelen negociatat nuk e them se e kam parë në ëndërr. Por kam dëgjuar diçka. Ne procesin nuk e bëjmë për ata por për vete. Po të ishte problemi ynë për negociatat, të jeni 100% të sigurt që nuk do të kishte marrë atë që mori dje nga Franca dhe vendet e tjera. Ndodhi ajo që kërkoi Franca, një metodologji të re. Mjafton kjo për të kuptuar që qëndrimi i Francës, nuk ka pasur lidhje me Shqipërinë, ashtu si dhe qëndrimi i Holandës apo Danimarkës,”-u shpreh kreu i qeverisë.

Dje Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e donatoreve negociatat e shqiperise edi rama konferenca e donatoreve negociatat e shqiperise

Sondazh

Poll