Politike

Rama paralajmëron se do iki nga emisioni: Kam ditëlindjen e vajzës, e pafalshme ta sakrifikoj

18 Shkurt 2020, 20:07 Nga DOSJA
Rama paralajmëron se do iki nga emisioni: Kam ditëlindjen e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” ka deklaruar se do të largohet para kohe. Rama ka sqaruar se do të iki para orarit të paracaktuar pasi vajza e tij, Rea Xhillari feston sot ditëlindjen. 

Sipas kryeministrit, sot është një event i veçantë në familjen e tij dhe nuk mund të mungojë. 

“Do iki pak para afatit se kam ditëlindjen e vajzës. Kam sakrifikuar shumë herë por këtë herë është e pafalshme ta sakrifikoj. Herët e tjera Linda më justifikon, por këtë radhë nuk mundet,”-tha Rama. 

Rea Xhillari është vajza e bashkëshortes së kreut të qeverisë shqiptare, Linda Ramës nga martesa e saj e parë. Ndërkohë Linda dhe Edi Rama janë prindër të një djali, Zahos. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rea xhillari edi rama rea xhillari

Sondazh

Poll