13 Shkurt 2026, 19:19
Nga E.d
Foto ilustruse
Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar të premten marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, në vlerë të rreth 1 miliard eurove.
Deputetët nuk kanë arritur pajtueshmëri për projektligjin për buxhetin, andaj pas konsultimeve mes shefave të grupeve parlamentare, seanca është shtyrë për të hënën në orën 10:00.
Sipas projektbuxhetit, që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, buxheti i përgjithshëm i shtetit për vitin 2026 është rreth 4 miliardë euro.
Nga shuma totale prej 3.955.595,904 miliardësh, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere.
Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik. Mallrat dhe shërbimet do të kushtojnë 509 milion euro, kurse shpenzimet komunale mbi 35 milionë euro.
Partitë shqiptare në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e kanë kritikuar votimin e projektligjit për buxhetin, duke thënë se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta lexuar gjithë dokumentin.
Sipas tyre, për disa ministri as nuk është planifikuar buxhet.
Opozita ka kërkuar tri ditë shtesë për ta shqyrtuar projektligjin, si dhe e kanë ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të jetë prezent në sallë për të diskutuar.
Deputetët opozitarë e kanë arsyetuar mosvotimin e tyre, duke thënë se një ditë më parë e kanë mbështetur propozimin e Qeverisë për zgjatjen buxhetore për muajin mars nga buxheti i vitit të kaluar.
Kjo zgjatje ka qenë e domosdoshme që të mos ketë ndërprerje në pagat e punëtore të sektorit publik dhe pagesave të tjera.
Ministri Murati e ka pranuar se disa ministri të reja nuk kanë buxhet, mirëpo e ka përmendur urgjencën e miratimit të projektligjit të ri dhe është zotuar se do të ketë ndryshime e rishikime të buxhetit gjatë javëve e muajve në vazhdim.
Marrëveshjet ndërkombëtare
Në nisje të seancës, deputetët janë pajtuar për një shmangie nga procedurat që parashihen nga Kuvendi për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për shkak të rëndësisë së miratimit të tyre sa më parë që është e mundur.
Marrëveshja e miratuar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian kap vlerën e 882 milionë eurove.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 - është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grant dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.
Kuvendi i ka ratifikuar të dyja marrëveshjet e nevojshme për t’i siguruar fondet: atë që e mundëson paketën e planit dhe planin e reformave dhe tjetra për marrëveshjen e kredisë.
Pas votimit në Kuvend, Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes.
“Kjo i hap rrugë Kosovës që të përfitojë nga 882 milionë euro në grande dhe kredi të favorshme të orientuara drejt zbatimit të reformave për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka thënë kjo zyrë në një postim.
Kosova i ka ratifikuar edhe tri marrëveshjet me Bankën Botërore. Afati i fundit për miratimin e një pjese të fondeve ka qenë pikërisht e premtja e 13 shkurtit.
Tri marrëveshjet parashohin programe në sfera të ndryshme:
njëra në vlerë të 90.3 milionë eurove është për financim të politikave zhvillimore, efektivitet fiskal, konkurrueshmëri dhe rritje të gjelbër,
dy tjerat, secila në vlerë në 18.6 milionë eurove parashohin forcimin e sistemit të shëndetësisë dhe edukimin në fëmijërinë e hershme, si dhe kujdesin për kapitalin njerëzor të Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se marrëveshjet me Bankën Botërore janë ndër më të favorshmet për vendin, pasi kanë normë interesi 0 për qind.
Për këto marrëveshje, dhe rrezikun e humbjes së këtyre fondeve, është folur gjithë vitin e kaluar, meqë Kosova ka qenë pa institucione funksionale për t’i çuar ato përpara.
Qeveria e re, në krye me kryeministrin Albin Kurtin, i ka fituar votat e nevojshme më 11 shkurt, pas konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend./REL
kuvendi i kosovës buxheti projektligji
Politike
13 Shkurt 2026, 18:53
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Televizoni amerikan Fox News i ka bërë jehonë protestës së 10 shkurtit, e thirrur nga opozita...
Politike
13 Shkurt 2026, 18:27
E. D
Elisa Spiropali
GJERMANI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Siguris&...
Politike
13 Shkurt 2026, 18:12
E. D
Ëngjëll Agaçi
TIRANË- Ëngjëll Agaçi është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm...
Politike
13 Shkurt 2026, 17:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pas raportimit se Kryeministri Edi Rama e ka anuluar udhëtimin p&e...
Politike
13 Shkurt 2026, 17:05
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Avokatja ka argumentuar se pretendimi i Prokurosrisë se si zëvendëskomandant për ndihmë, Jakup Kras...
Politike
13 Shkurt 2026, 17:02
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Avokatja po trajton pretendimet e ZPS-së për autoritetin e Krasniqit pas emërimit të tij si zëvend&...
Politike
13 Shkurt 2026, 16:48
E.d
Foto ilustruse
SERBIA- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat serbe pas një takimi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdoga...
Politike
13 Shkurt 2026, 16:32
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Avokatja Alagendra tha se materialet e marra nga Serbia kundërshtoheshin nga verifikimet në terren.
“Gjykatë...
Politike
13 Shkurt 2026, 16:30
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Avokatja Venkateswari Alagendra tani po shqyrton materialet që Prokuroria ka marrë nga Serbia. Ajo tha se ato jan&...
Politike
13 Shkurt 2026, 15:55
E. D
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish kushtet problematike në spitalin e Lushnjes. Ai është sh...