Politike

"Sinjal i izolimit diplomatik"/ Rama nuk shkoi në Mynih, Berisha: Zëri i qytetarëve opozitarë po dëgjohet në Europë dhe...

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, pas dyerve të mbyllura në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, një tjetër sinjal i qartë izolimi diplomatik. 

13 Shkurt 2026, 17:45 Nga E. D
"Sinjal i izolimit diplomatik"/ Rama nuk shkoi në Mynih, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pas raportimit se Kryeministri Edi Rama e ka anuluar udhëtimin për në Konferencën e Mynihut.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, pas dyerve të mbyllura në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, një tjetër sinjal i qartë izolimi diplomatik. 

Lideri i opozitës thekson gjithashtu se zëri i qytetarëve opozitarë po dëgjohet në Europë dhe në botë dhe në 20 Shkurt ky zë do jehoi më fortë se kurrë.

Postimi i Berishës:

Edi Rama anullon udhëtimin për në Konferencën e Mynihut. Pas dyerve të mbyllura në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, një tjetër sinjal i qartë izolimi diplomatik. Zëri i qytetarëve opozitarë po dëgjohet në Europë dhe në botë dhe në 20 Shkurt ky zë do jehoi më fortë se kurrë!/Dosja.al

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll