Politike

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Mbrojtja: Prokuroria është bazuar shumë në dokumentet që ka marrë nga Serbia

Sipas mbrojtjes së Krasniqit, dokumentet u grumbulluan në kohën kur Beogradi ishte dënuar nga ndërkombëtarët për “për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për dhunë në Bosnje dhe Kroaci”, duke shtuar se Kosova ishte në qendër të politikës serbe në atë kohë.

13 Shkurt 2026, 16:30 Nga E.d
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
Foto ilustruse

HAGË- Avokatja Venkateswari Alagendra tani po shqyrton materialet që Prokuroria ka marrë nga Serbia. Ajo tha se ato janë përdorur pa iu nënshtruar një kontrolli.

“Prokuroria është bazuar shumë mbi dokumentet që ka marrë nga shteti serb pa një kontrollim të tyre. Pa këtë kontroll, trupi gjykues nuk mund të vlerësojnë ligjshmërinë apo edhe autenticitetin dhe besueshmërinë dhe vetëm ky gabim duhet të ngrejë shqetësime për këto dokumente”, tha ajo.

Sipas mbrojtjes së Krasniqit, dokumentet u grumbulluan në kohën kur Beogradi ishte dënuar nga ndërkombëtarët për “për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe për dhunë në Bosnje dhe Kroaci”, duke shtuar se Kosova ishte në qendër të politikës serbe në atë kohë.

“Kjo rrit rrezikun që materialet të jenë të politizuara dhe falsifikuara”, tha Alagendra./Dosja.al

prokuroria venkateswari alagendra hage

Sondazh

Poll