Politike

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Mbrojtja: Zëdhënësi nuk ka kontroll ushtarak, Krasniqi nuk kishte kompetencë për të bërë emërime

Avokatja e Krasniqit tha se ZPS e pranon se para kësaj periudhe, si zëdhënës ai nuk kishte kontroll logjistik në terren që mund të çonin në veprime konkrete.

13 Shkurt 2026, 17:02 Nga E.d
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
Foto ilustruse

HAGË- Avokatja po trajton pretendimet e ZPS-së për autoritetin e Krasniqit pas emërimit të tij si zëvendëskomandnat i UÇK-së në nëntor të vitit 1998. Avokatja e Krasniqit tha se ZPS e pranon se para kësaj periudhe, si zëdhënës ai nuk kishte kontroll logjistik në terren që mund të çonin në veprime konkrete.

“Zëdhënësi nuk është komandant që ka kontroll ushtarak. Përgjegjësia penale mund t’i atribuohet zëdhënësit vetëm në rastet kur deklaratat specifike e lidhin me krime specifike. ZPS as nuk i është afruar vërtetimit të kësaj për këtë rast”, tha Alagendra.

Ajo argumentoi se ZPS thotë se Krasniqi ka marrë pjesë në mbledhje të Shtabit të Përgjithshëm ku janë bërë emërime, por shtoi se nuk përcaktohet roli i Krasniqit në këto emërime.

“Ai nuk ka pasur kompetenca për të emëruar askënd”, tha ajo./Dosja.al

uÇk hagë jakup krasniqi

Sondazh

Poll