Politike

Ndryshime në Kryeministri/ Largohet Ëngjëll Agaçi si Sekretari i Përgjithshëm, ja kush e zëvendëson

Bëhet me dije se, pasuesja e tij në këtë post është Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

13 Shkurt 2026, 18:12 Nga E. D
Ndryshime në Kryeministri/ Largohet Ëngjëll Agaçi si
Ëngjëll Agaçi

TIRANË- Ëngjëll Agaçi është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Ministrave. Bëhet me dije se, pasuesja e tij në këtë post është Elsonida Rama, e cila aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Ndërkohë, është ende e paqartë nëse Agaçi është shkarkuar apo është dorëhequr nga detyra. Agaçi është munduar që të ruajë një profil të ulët publik, pa u përfshirë në jetën publike, por ai e pati të vështirë tu fshihej kamerave për shkak se herë pas here është paraqitur në SPAK.

Edhe sot, para se të largohej nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm është paraqitur në SPAK. Ai ka qëndruar atje për rreth tre orë ndërsa pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka deklaruar se ishte thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhga në këtë detyrë./Dosja.al

Ëngjëll agaçi edi rama

Sondazh

Poll