Politike

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Mbrojtja akuzon ZPS për qasje përzgjedhëse të dëshmive dhe provave

Në këtë drejtim, ajo tha se ZPS nuk u ka dhënë peshën e duhur provave shfajësuese duke përmendur shembullin e një urdhri të lëshuar nga shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi më 28 nëntor 1998, dhe ka përzgjedhur vetëm pjesë të dëshmisë së tij dhënë Prokurorisë më 2019.

13 Shkurt 2026, 15:19 Nga E.d
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
Foto ilustruse

Mbrojtja e Krasniqit e akuzoi Prokurorinë se ka përzgjedhur dokumente dhe pjesë të dëshmive të dëshmitarëve sipas interesave të saj, duke shtuar se ka injoruar pjesët e dëshmive që nuk i përshtaten ZPS-së.

Në këtë drejtim, ajo tha se ZPS nuk u ka dhënë peshën e duhur provave shfajësuese duke përmendur shembullin e një urdhri të lëshuar nga shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi më 28 nëntor 1998, dhe ka përzgjedhur vetëm pjesë të dëshmisë së tij dhënë Prokurorisë më 2019.

Zyrapi kishte thënë, sipas mbrojtjes, se urdhrin e mori pasi u konsultua me komandantin e përgjithshëm Azem Syla dhe sipas avokates, Prokuroria tha se ai kishte raportuar për këtë edhe te Krasniqi.

“Ajo çfarë nuk merr parasysh Prokuroria është dëshmia e Zyrapit që komandanti i përgjithshëm Azem Syla e jo Jakup Krasniqi ishte ai me të cilin ai kishte diskutuar ankesat përpara se të nxirrte urdhrin e 28 nëntorit 1998”, tha Venkateswari Alagendra.

Mbrojtja tha se Zyrapi tha se kishte konfirmuar qartësisht se ai ishte konsultuar vetëm me Sylën e jo Krasniqin./REL

zps uÇk haga

Sondazh

Poll