Aktualitet

Rrëshqitja e dherave shkakton defekte në tubacion/ Probleme në furnizimin me ujë të pijshëm në Durrës, ja cilat zona preken

SHRUKD njofton se qyteti i Durrësit do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15. 

13 Shkurt 2026, 17:23 Nga E.d
Rrëshqitja e dherave shkakton defekte në tubacion/ Probleme në
Foto ilustruse

DURRËS- Rrëshqitja e dherave ka sjellë defekte në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot. Si pasojë e kësaj situate, janë shfaqur probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm. 

SHRUKD njofton se qyteti i Durrësit do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet: 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15. Në njoftimin e tij, thuhet se ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Njoftimi:

SHRUKD njofton se, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm, që vjen nga Stacioni i Pompave në Fushë Milot, i shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave, qyteti i Durrës dhe lagjet e tij mund të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Do të ketë mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë në lagjet:
2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.

Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për evidentimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin./Dosja.al

tubacion uje i pijshem durres

Sondazh

Poll