Me kafkë të krisur e nuk ‘dorëzohej’, Aishe Haklaj tregon momentet e fundit para vrasjes së Fatmir Haklajt: E mbante dor
18 Shkurt 2020, 20:27Nga DOSJA
TIRANË– Minimi i gati një kilometër rrugë në Qafën e Cërrnicës ishte një tregues se kundërshtarët e Fatmir Haklajt ishin gati të ndërmerrnin çdo rrezik vetëm e vetëm që ta eliminonin.
Ata mbanin nën vëzhgim gjatë gjithë kohës kullën e Haklajve ndërkohë lëvizjet e Fatmirit u kufizuan së tepërmi. Tashmë, ai kishte probleme fizike, pasi ishte plagosur rëndë nga prita e 4 Gushtit të vitit 1999 në Brinjën e Cërrnicës.
Pas 3 atentateve të dështuara me mina, tashmë kundërshtarët po përgatisnin një goditje nga afër. Fatmiri, do të bënte një gabim të rëndë që do ta nxirrte zbuluar, duke u larguar nga kulla e fortifikuar në Kërrnajë.
“Unë e takova Fatmirin dhe më tha që do udhëtonin për në Bajram Currë, i thashë jo, po më tha do të udhëtoj se nuses i janë afruar ditët, dhe nusja Jahos pret të lindë. Kishim parandjenjë sikur diçka do të ndodhte”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve
Në fund të muajit Tetor të vitit 1999, Fatmiri, së bashku me Jahon dhe Sami Kërrnajën shkojnë në banesën e motrës së tij Aishes në fshatin Bujan. Ata qëndrojnë aty për disa ditë.
“Dy ditë para, pashë që çonte dorën te koka dhe e fërkonte, edhe i thashë a ke dhimbje a pse e çon dorën tek koka, ai nuk tregonte kurrë e nuk donte ti trishtonte njerëzit e më tha jo, s’kam dhimbje”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve.
Marrë nga Top Story
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TEPELENË– Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Becisht të Bashkisë Tepelenë mbëmjen e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se banesa është n...
BALLSH- Në ditën e dytë të greves së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një grevisti në Ballsh. Mësohet se Baci Muça ka shfaqur temperaturë të la...
TIRANË- Regjisori Genc Fuga ka thënë se policia i ka vënë një gjobë në mënyrë të padrejtë. Në një postim në Facebook, Fuga thotë se sfidon efektivin e poli...
POGRADEC- Banorët e fshatit Blacë në Pogradec prej kohësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Janë mbi 1300 banorë, të cilët shprehen se pinë ujë nga puset, gurë...
LIBI– Një anije, e mbushur me armatime, është sulmuar me raketa në portin e Tripolit në Libi, nga forcat e ushtrisë së Khalifa Haftar. Dyshohet se anija i përke...
TIRANË- Në një prej peticioneve më të mëdha shkencore për ujërat e ëmbla të të gjitha kohërave, 776 shkencëtarë dhe ekspertë nga e gjithë bota i kanë kërk...
TIRANË- Banesat e ndërtuara me paratë e donacioneve do të zbatojnë kodet europiane të sigurisë dhe standardet më maksimale të cilësisë.Qeveria shqiptare dh...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga projekti gjigant që do të zotërojë zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet. Ndërtesa e re me emrin “Ekspozita B...
Ai kishte hyrë prej kohësh në krim. Madje ka bërë edhe burg. Ajo i lutej ta linte këtë rrugë, pasi nuk kishte kryer asnjëherë ndonjë vepër penale. Megjithatë, v...