Aktualitet

Sulmohet anija turke në Libi! Dyshohet se ishte marrë me qera nga Shqipëria e po transportonte armë, komandanti Haftar i hed

18 Shkurt 2020, 17:11 Nga DOSJA
Sulmohet anija turke në Libi! Dyshohet se ishte marrë me qera nga

LIBI– Një anije, e mbushur me armatime, është sulmuar me raketa në portin e Tripolit në Libi, nga forcat e ushtrisë së Khalifa Haftar. Dyshohet se anija i përket një kompanie shqiptare, e cila ia ka dhënë me qera ushtrisë turke për të kryer transportin e armëve. Megjithatë kjo është ende e pakonfirmuar.

Sulmi ka ndodhur pasditen e sotme dhe është marrë përsipër nga Ushtria Kombëtare Libiane ose ndryshe LNA, të cilat drejtohen nga komandanti Khalifa Haftar.

Anija “furnizua” në portin e ngarkesës Mersin në Turqi, anija u nis për në Libi, në vendin ku edhe do të dorëzonte armët. Kjo, pa marrë parasysh paralajmërimin e ushtrisë së Haftar, se çdo mjet lundrues apo fluturues i mbushur me armë do të goditej.

“Anija turke e ngarkuar me armë dhe municion që u hodhën në mëngjes në portin e Tripolit u shkatërrua,” thuhet në një deklaratë të shkurtër të botuar nga LNA në Facebook. Megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër.

Në rrjet qarkullojnë pamje të anijes e cila është e mbuluar nga tymi i zi, por mediat ende nuk japin asnjë detaje lidhur me sulmin dhe nuk dihet ende nëse ka ndonjë person të lënduar.

Khalifa Haftar është drejtuesi i forcave të paligjshme të armatosura në lindje të vendit, i cili është në luftë me qeverinë e Tripolit. Turqia dhe Katari janë përfshirë në konfliktin vendas duke ndihmuar me armatime qeverinë e Libisë kundër forcave të gjeneralit Haftar. Ky i fundit ka mbështetjen e vendeve të tjera si Egjipti, Arabia Saudite përfshirë edhe Italinë dhe SHBA-në.

Të udhëhequr nga gjenerali Khalifa Haftar, forcat e LNA-së kanë kontroll mbi pjesën më të madhe të Libisë dhe kanë nisur hapur ‘luftën’ për të marrë edhe portin e Tripolit. Përparimi i ushtrisë së Haftar ka shkaktuar zemërim tek Turqia, e cila mbështet forcat besnike ndaj Qeverisë së Akordit Kombëtar (GNA).

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pak kohë më parë u zotua se do t’i mësonte Haftarit “një mësim të mirë”, duke premtuar dërgimin e trupave. Më vonë, Erdogan sqaroi se bëhej fjalë për një grup “këshilltarësh”.

GNA është përfshirë në një konflikt me LNA me bazë Tobruk. Të dyja palët  arritën të bien dakord për një armëpushim në konferencën e fundit në Berlin. Armëpushimi mbetet ende në fuqi, por kjo nuk e ka ndalular Haftar që të sulmojë me raketa anijen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet libi sulmohet anija shqiptare ne libi libi sulmohet anija shqiptare ne libi

Sondazh

Poll