Aktualitet

Harroi prizën në korrent, zjarri shkrumbon banesën në Tepelenë, nga kablli mori flakë divani

18 Shkurt 2020, 20:15 Nga DOSJA
Harroi prizën në korrent, zjarri shkrumbon banesën në

TEPELENË– Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Becisht të Bashkisë Tepelenë mbëmjen e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se banesa është në pronësi të Kalo Hoxhës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike nga një prizë e vendosur në korent. Fillimisht kanë qënë divanët që kanë marrë flakë pasi ishin pranë kabllit elektrik që ka shkaktuar shkëndijat.

Në momentin kur banesa është përfshirë në flakë pasi nuk kishte njerëz në banesë, ndërsa zonja e banesës ka thënë se ndodhej tek kunata.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të banesës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet banesa ne tepelene tepelenë digjet banesa ne tepelene tepelenë

Sondazh

Poll