Aktualitet

“Politikanët rrahin gjokset”/ Fshati Blacë pa ujë të pijshëm, banorët: Pimë ujë nga puset, shteti të bëjë diçka

18 Shkurt 2020, 17:28 Nga DOSJA
“Politikanët rrahin gjokset”/ Fshati Blacë pa ujë

POGRADEC- Banorët e fshatit Blacë në Pogradec prej kohësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Janë mbi 1300 banorë, të cilët shprehen se pinë ujë nga puset, gurët e të cilëve janë plot myk dhe mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre. Ata kërkojnë një zgjidhje sa më parë nga shteti.

“Fshati Blacë nuk ka ujë të pijshëm, vetëm me puse, kurse ujë të rrjedhshëm nuk ka”, shprehetnjë banor.

Një tjetër banor shprehet se: “Ne mbushim ujë me puse, puset janë me gurë, ka myk dhe dëmtohet shëndeti”.

Ndërkohë një tjetër banor thekson se politikanët sa herë që vijnë në fshat ‘rrahin gjokset’ duke thënë se do u ndihmojmë, por asnjë gjë nuk është bërë deri më tani. Nga ana tjetër ata i bëjnë apel shtetit të gjejë një zgjidhje për ta.

“Vijnë këtu dhe rrahin gjoksit dhe asgjë nuk kanë bërë, nga të gjitha partitë asgjë nuk ka bërë për ujin këtu. Shteti të bëjë diçka, ne duam ndihmë. Këtu nuk është bërë asgjë”, thotë banori.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fshati blace fshati pa uje te pijshem pogradec fshati blace fshati pa uje te pijshem pogradec

Sondazh

Poll