Aktualitet

Vrau shokun në Kombinat/ Gjykata dënon 26-vjeçarin, i riu kërkon mëshirë: Kishim pirë drogë

18 Shkurt 2020, 18:00 Nga DOSJA
Vrau shokun në Kombinat/ Gjykata dënon 26-vjeçarin, i riu

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor 26 vjeçarin, Muhamet Sallahin dhe e ka dënuar me 16 vite burg me gjykim të shkurtuar për veprat penale ‘Vrasje me dashje dhe Plagosje e rëndë me dashje’.

26-vjeçari i ka pranuar të dyja akuzat, duke ka kërkuar mëshirë nga Gjykata, e cila vendosi ta dënojë me 16 vite burg.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2018 Muhamet Sallahi goditi me një mjet prerës Holdi Hajdarin, në banesën e këtij të fundit në Kombinat. Hajdari më pas ndërroi jetë në spital. Pas analizave që u bënë u zbulua se edhe viktima dhe autori kishin gjurmë të lëndëve narkotike në gjak. Muhamet Sallihi një muaj pasi ndodhi krimi tha se e kishte shok Holdi Hajdarin dhe se e kishte goditur, pasi kishin pirë drogë.

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes holdi hajdari muhamet sallahi gjykata e tiranes holdi hajdari muhamet sallahi

Sondazh

Poll