Aktualitet

“Kisha 70 mln lekë borxhe, punëtorët pa paguar!”/ Zbardhet dëshmia e autorit: Kallashin e kisha që nga ’97-a

Sipas informacioneve paraprake, 61-vjeçari Bardhyl Fusha ka treguar se kishte rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe të pa shlyera tek punëtorët, ndërsa armën e zjarrit ai deklaroi se e kishte që prej vitit 1997.

13 Shkurt 2026, 11:32 Nga D.S

 

“Kisha 70 mln lekë borxhe, punëtorët pa paguar!”/
Bashkim Fusha

 

 

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga tentativa e grabitjes me armë mesditën e së enjtes në filialin e FiBank, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, 61-vjeçari Bardhyl Fusha ka treguar se kishte rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe të pa shlyera tek punëtorët, ndërsa armën e zjarrit ai deklaroi se e kishte që prej vitit 1997.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se,  kishte zgjedhur të grabiste FiBank për shkak se kishte shkuar edhe herë të tjera aty kur kryente pagesat. Fusha u afrua pranë bankës me automjetin e tij dhe pasi e parkoi aty pranë, hyri i armatosur në filialin e bankës.

Ndërkohë në ato momente, roja i sigurisë private nuk ishte për tek dera, por dedektori sinjalizoi se Fusha kur u fut kishte metal me vete. M♪78 pas situata u përshkallëzua kur autori nxori menjëherë kallashnikovin nga çanta dhe qëlloi një herë në dysheme. Ai arriti të marë vetëm 8 milionë lekë të vjetra në njërën prej arkave dhe sapo doli tek dera u arrestua./Dosja.al

bashkim fusha tentoi8 te vidhte fibank

Sondazh

Poll