Aktualitet

Vrasja e Gilamando Danit, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, i kalon çështjen SPAK

Mësohet se prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që SPAK është organ kompetent për të të hetuar ngjarjen. 

13 Shkurt 2026, 10:49 Nga I.A
Vrasja e Gilamando Danit, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, i
Gilmando Dani

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në muajin nëntor në Rinas. Mësohet se prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që SPAK është organ kompetent për të të hetuar ngjarjen. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

gilmando dani muci shaljani

Sondazh

Poll