Aktualitet

Tentativa e vjedhjes së ‘FiBank’/ Policia jep detaje: 61-vjeçari mori 8 milionë lekë

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhedin Llagami”, ku autori, i cili rezulton se është sipërmarrës në ndërtim hyrë në ambientet e bankës, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë.

13 Shkurt 2026, 10:19 Nga D.S

Tentativa e vjedhjes së ‘FiBank’/ Policia jep detaje:

Bashkim Fusha

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me grabitjen e filialit të FiBank një ditë më parë në Tiranë. Në njoftimin zyrtar policia thekson se, autori Bardhyl Fusha 61 vjeç arriti që të marrë 8 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhedin Llagami”, ku autori, i cili rezulton se është sipërmarrës në ndërtim hyrë në ambientet e bankës, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë. Uniformat blu bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, njofton policia./Dosja.al

bashkim fusha fibank

Sondazh

Poll