Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin “Vorë-Fushë-Prezë”/ Shoferja 23-vjeçare humb jetën pasi përplaset me barrierat anësore

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shoferja 23-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka shkaktuar përplasjen.

13 Shkurt 2026, 09:47 Nga D.S
Aksident i rëndë në aksin
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Vorë-Fushë-Prezë, ku një 23 vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Sipas burimeve policore, dyshohet se shoferja 23-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka shkaktuar përplasjen. Mësohet se 23-vjeçarja humbi jetën pasi u transportua në Spital. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“-Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë - Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Dosja.al

shoferja 23-vjeçare humb jetën pasi përplaset me barrierat anësore aksident i rëndë në aksin “vorë-fushë-prezë”

Sondazh

Poll