Politike

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Vijon mbrojtja e Selimit, pritet të nisë e Krasniqit

Një ditë më parë ekipi mbrojtës i Veselit përmbylli fjalën e tij, duke argumentuar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është i pafajshëm dhe se duhet të lirohet.

13 Shkurt 2026, 08:04 Nga D.S

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Vijon

HOLLANDË- Sot në Hagë, në ditën e pestë të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojnë deklaratat përmbyllëse nga mbrojtja e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Një ditë më parë ekipi mbrojtës i Veselit përmbylli fjalën e tij, duke argumentuar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është i pafajshëm dhe se duhet të lirohet.

Në të kundërtën, tha avokati tij, do të ishte padrejtësi e madhe. Mbrojtja e Veselit ka insistuar se ndaj tij nuk ka prova dhe as dëshmitar të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Avokatët hodhën poshtë pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së ishin bazuar në informacionet e inteligjencës nga Veseli si udhëheqës i shërbimit zbulim-kundërzbulim.

Ndërkohë pasditen e djeshme, mbrojtja e Rexhep Selimit nisi fjalën përmbyllëse. Avokati Geoffrey Roberts, tha se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm. Ai argumentoi se nuk kishte Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, siç pretendon Prokuroria. Avokati tha se Selimi luftoi për liri, e jo për pushtet, siç ka argumentuar ZPS-ja, gjithashtu vuri në dyshim besueshmërinë e dëshmitarëve të Prokurorisë.

Ndërkohë kujtojmë që, Prokuroria ka kërkuar që katër të akuzuarit të dënohen me nga 45 vjet burgim e cilësoi si burgim të përjetshëm. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit./Dosja.al

gjyqi ne hage gjyqi i ish krerev dita e peste

Sondazh

Poll