Aktualitet

Drejtonte automjetin nën efektin e drogës! Arrestohet 25-vjeçari në Muriqan, policia sekuestron kokainë në makinë

Sipas njoftimit të policisë, në dalje të pikës kufitare, u ushtrua kontroll në automjetin e 25-vjeçarit, ku u gjet një sasi kokaine.

13 Shkurt 2026, 08:40 Nga D.S
Drejtonte automjetin nën efektin e drogës! Arrestohet
Pika kufitare Muriqan

SHKODËR- Një 25-vjeçar me iniciale G.B, është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit, pasi dyshohet se drejtonte automjetiin nën efektin e drogës. Sipas njoftimit të policisë, në dalje të pikës kufitare, u ushtrua kontroll në automjetin e 25-vjeçarit, ku u gjet një sasi kokaine.

Uniformat blu bëjnë me dije se 25-vjeçari nga Tirana drejtonte automjetin nën efektin e lëndës narkotike. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

"DVKM Shkodër Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:

-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./Dosja.al

muriqan shkoder drejtonte automjetin nën efektin e drogës

Sondazh

Poll