Bota

​E nxiti Britaninë të ‘divorcohet’ nga BE-ja, Boris Johnson ndahet nga bashkëshortja

18 Shkurt 2020, 19:52 Nga DOSJA
​E nxiti Britaninë të ‘divorcohet’ nga BE-ja, Boris

BRITANI- Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Marina Wheeler janë divorcuar pas gati 25 vitesh martesë.

Lajmi është bërë me dije sot me një deklaratë të përbashkët nga çifti, sipas të cilit ish-ministri kishte vendosur të ndahej nga Marina për shkak të një çështjeje jashtëmartesore.

“Si miq ne do të vazhdojmë të mbështesim fëmijët tanë’’, theksojnë ata dhe se ”asnjë koment tjetër nuk do të bëhet për këtë çështje, në emër të privatësisë” së tyre, raportohet në mediet e huaja.

Boris dhe Marina, të dy 54-vjeçarë, jetojnë tashmë të ndarë prej disa muajsh, thuhet në deklaratë. Më parë, Johnson ishte martuar me Allegra Mostyn-Oëen, vajza e historianit britanik William Mostyn-Owen dhe shkrimtares italiane Gaia Servadio.

Marina Wheeler, avokate dhe mike e hershme e familjes Johnson, është nëna e katër prej pesë djemve të Borisit. Pasi studioinë Kembrixh, Marina u kthye në Bruksel dhe punoi atje për katër vjet. Në 1987 ajo u thirr në Bar dhe u kthye në Londër. Në punën e saj si avokate, Marina specializohet në të drejtën publike dhe të drejtat e njeriut.

BURIMI: The SUN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson divorcohet boris johnson marina wheeler boris johnson divorcohet boris johnson marina wheeler

Sondazh

Poll