Bota

Presidenti Vuçiç: Shkëmbimi i territoreve i leverdiste Serbisë, një shtet evropian i mbështeti për taksën

18 Shkurt 2020, 15:57 Nga DOSJA
Presidenti Vuçiç: Shkëmbimi i territoreve i leverdiste

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se plani për ndarjen e Kosovës i leverdiste Serbisë. Vuçiç deklaroi mbrëmjen e djeshme se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Prishtinën dhe se do të paguajë çmimin në të ardhmen.

Teksa ka folur për çështjen e shkëmbimit të territoreve, presidenti serb tha se e kuptoi që “serbët kurrë nuk do ta pranonin diçka që në fakt ishte shansi i tyre dhe për këtë, do të pendoheshin”.

“E kuptova porosinë e njerëzve, ishte një shans i shkëlqyeshëm për ne, por e humbëm atë”, tha Vuçic për TV Happy. Vuçiç shtoi se për këtë çështje do të bëhet edhe më të keq në të ardhmen, por mendon se ai vetë është i zhveshur nga përgjegjësitë”, tha Vuçiç.

“Unë do ta mbroj popullin serb, por mbajini mend fjalët e mia edhe për 20 vjet: kemi pasur një shans, por nuk kemi pasur vetëdije dhe mençuri të mjaftueshme”, u shpreh ai.

Në intervistën për ‘Tv Happy’, Vuçiç ka theksuar se nuk ishte Ramush Haradinaj, por një shtet i fuqishëm evropian që e mbështeti atë për të vendosur taksën me synimin për të larguar Serbinë nga dialogu në momentin kur arritja e një marrëveshjeje finale kompromisi ishte gati, raporton Ekspress.

Gjatë intervistës, presidenti serb tha se si pjesë e kompromisit planifikohej që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën, megjithatë një gjë e tillë  nuk ishte realizuar nga zhvillimet pas vendosjes së taksës.

 “Amerikanët kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të quar poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë Vuçiç.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic shkëmbimi i territoreve kosove serbi aleksander vucic shkëmbimi i territoreve kosove serbi

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2020, 13:26

Dashuria në kohën e koronavirusit (FOTO)

KINË– Prej muajsh tashmë Koronavirusi në Kinë ka marrë 1886 jetë njerëzish, duke bërë që frika të jetë e madhe globalisht sepse të infektuarit kanë shkuar ...