Bota

Aksident i frikshëm në “Daytona 500”, Trumpit i kalon gjithë skena para syve (VD)

18 Shkurt 2020, 18:16 Nga DOSJA
Aksident i frikshëm në “Daytona 500”, Trumpit i kalon

SHBA– “Daytona 500”, është një nga garat më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një eveniment i rënddësishëm, në të cilin mori pjesë edhe presidenti Donald Trump, ku e ka ndjekur nga afër, madje ka zgjedhur të provojë edhe cilësinë e pistës, duke bërë një xhiro me makinën e tij presidenciale.

Gjatë këtij eventi është regjistruar edhe një incident, pasi mjeti i Rajan Njuman, i cili qëndronte në vendin e parë, humbi kontrollin dhe më pas u përplas me barrierat rrethuese, duke fluturuar në ajër dhe duke krijuar panik tek tifozët e pranishëm në tribuna, ku ishte edhe Trump, raportojnë mediet e huaja. 

Më pas Njuman është nxjerrë menjëherë nga makina dhe është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve të rënda që ka marrë nga përplasja e fortë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota - “daytona 500” donald trump shba - “daytona 500” donald trump shba

Sondazh

Poll