Bota

“Shërbëtori i të gjitha pushteteve”/ Media kosovare i përgjigjet Rexhep Qoses: E nisi me Titon dhe vazhdoi me elozhe-t p

18 Shkurt 2020, 15:30 Nga DOSJA
“Shërbëtori i të gjitha pushteteve”/ Media kosovare i

KOSOVË– Shkrimtari Rexhep Qosja duket se e ka pjesë të karakterit dëshirën për t’u bërë shërbëtor i pushteteve. E kishte nisur me himnet për Josip Broz Titon, kur me “penën e mprehtë” ia numëronte meritat për “çlirimin e popujve të Jugosllavisë”, duke vazhduar me konformizmin ndaj konjukturës komuniste në Kosovë, në krye me Fadil Hoxhën, për të vazhduar me elozhet për Hashim Thaçin, i cili si shpërblim ia ndante qindra mijëra euro për ta financuar ribotimin e veprës së tij. Duket se dëshira për t’u bërë palaço i pushteteve nuk po i venitet as në moshë të shtyrë. Sot, në një postim në Facebook, i ka sulmuar Gazetën Express dhe televizionin T7 për urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë, vetëm pse medimet tona raportojnë në mënyrë kritike për kryeministrin Edi Rama rreth qëndrimeve të tij për korrigjimin e kufijve dhe minishengenin që shteti i Kosovës e ka refuzuar me arsyetimin se është një përpjekje për Jugosllavi të re.

Por, duket se, nga dëshira për të bërë propagandë dhe për ta bërë shërbëtorin, Qosja nuk i bën këto dallime. Ai e përzien Shqipërinë me Edi Ramën, të cilit po i shërben haptazi kushedi edhe për çfarë arsye të tjera.

“Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!” shkruan Qosja.

Sipas tij, qëndrimet ndaj Edi Ramës e kanë për qëllim zhbërjen e shtetit shqiptar, të cilën e kanë dëshiruar Pashiqi, Rankoviqi e Millosheviqi. Është interesante që me këtë trinom emrash, Qosja e lë jashtë Titon, të cilit i ka shërbyer.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e “disidentit” të njohur Rexhep Qosjes.

URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Marrë nga Ekspress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni media kosovare propoganda e medieve kosovare rexhep qose media kosovare propoganda e medieve kosovare rexhep qose

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2020, 13:26

Dashuria në kohën e koronavirusit (FOTO)

KINË– Prej muajsh tashmë Koronavirusi në Kinë ka marrë 1886 jetë njerëzish, duke bërë që frika të jetë e madhe globalisht sepse të infektuarit kanë shkuar ...

Bota 18 Shkurt 2020, 11:26

Një skandal pornografik trondit Francën

FRANCË– Ministrja e Shëndetësisë Agnès Buzyn është kandidatja e re e Macronit, që thuhet se po ringjall një fushatë politike që ndaloi papritur të pr...