Bota

Majko para deputetëve: Duhet vetëm një ndryshim në Kodin Zgjedhor, ja si mund të sigurojmë votimin e tyre

18 Shkurt 2020, 15:43 Nga DOSJA
Majko para deputetëve: Duhet vetëm një ndryshim në Kodin

TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka qenë sot në Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin, ku ka folur për mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Në deklaratën e tij, ministri nuk kurseu as kritikat për Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, kur tregoi raste të mijëra shqiptarëve që jetojnë jashtë që e kanë të pamundur të regjistrohen.

Ai u shpreh para deputetëve se ka shumë probleme me regjistrimin dhe është e paimagjinueshme që të gjithë shqiptarët në Kanada shkojnë në SHBA për të bërë pasaportat. Nga ana tjetër ministria e Diasporës ka depozituar një dokument në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe kërkohet vetëm një ndryshim në Kodin Zgjedhor, që të hiqet e vetmja pengesë ligjore që ekziston aktualisht që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë, të ushtojnë të drejtën e votës.

Është e drejtë dhe detyrë kushtetuese, që ne tu japim shtetasve shqiptarë të drejtën e votës. Nuk ka asnjë ndalesë kushtetuese, thjeshtë duhet të ndryshohet kodi”, u shpreh më tej Majko, duke shtuar se votimi mund të behet me postë më anë të zarfave që do dërgohen me një kompani që duhet të licensohet. Diskutimi për votën e emigrantëve gjithmonë është shtruar në tavolinë, por deri më tani palët nuk janë dakordësuar që kjo të ndodhë. Në axhendën e diskutimeve për reformën zgjedhore, në datën 1 mars parashikohet që të diskutohen të gjithë propozimet për votimin nga jashtë vendit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kodi zgjedhor pandeli majko vota e emigrantëve kodi zgjedhor pandeli majko vota e emigrantëve

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2020, 13:26

Dashuria në kohën e koronavirusit (FOTO)

KINË– Prej muajsh tashmë Koronavirusi në Kinë ka marrë 1886 jetë njerëzish, duke bërë që frika të jetë e madhe globalisht sepse të infektuarit kanë shkuar ...