Aktualitet

"Është palaço ai ca të bëjmë"/ Erion Alibej pyet Henrik Hoxhën: Pse doje ta vrisje Oti Kilën! I penduari i drejtësisë: Nuredini se c’thoshte për një lidhje

Gjatë seancës janë zbardhur diskutimet mes Erion Alibej dhe Henrik Hoxhës në lidhje me vrasjen e Oti Kilës. I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka pyetur Henrik Hoxhën se përse ka dashur që të vrasë Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti Kila.

12 Shkurt 2026, 20:17 Nga E. D
"Është palaço ai ca të
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

TIRANË-  Seanca e radhës gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë” është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme. Gjatë seancës janë zbardhur diskutimet mes Erion Alibej dhe Henrik Hoxhës në lidhje me vrasjen e Oti Kilës. I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka pyetur Henrik Hoxhën se përse ka dashur që të vrasë Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti Kila.

Në përgjigje, Hoxha thekson para togave të zeza se bisedën për të kryer këtë vrasje e ka bërë me Nuredin Dumanin gojarisht në Elbasan dhe më pas e kanë komunikuar edhe nëpërmjet aplikacionit. I pyetur për arsyen e mundshme se përse Nuredin Dumani e kërkonte të ekzekutuar personin në fjalë, Hoxha tha se Nuredini fliste për një lidhje, që vetë Hoxha nuk e dinte mirë.

Pjesë nga diskutimi:

Erion Alibej:  Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?

Henrik Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërvve Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.

Erion Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?

Henrik Hoxha: Nuredini se c’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.

Erion Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.

Henrik Hoxha: Tani, unë po them ca më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai ca të bëjmë.

Erion Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, që të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim./Dosja.al

plumbi i arte henrik hoxha erion alibej

Sondazh

Poll