Aktualitet

Ishte duke rikonstruktuar një banesë/ 50-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën në Berat

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë punimeve për  rikonstruksionin e një banese, 50-vjeçari me inicale P.M ka rënë nga skelat dhe is pasojë ka humbur jetën

12 Shkurt 2026, 12:58 Nga D.S
Ishte duke rikonstruktuar një banesë/ 50-vjeçari bie nga skela
FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat pak minuta më parë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën në punë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë punimeve për  rikonstruksionin e një banese, 50-vjeçari me inicale P.M ka rënë nga skelat dhe is pasojë ka humbur jetën. Uniformat blu bëjnë me dije se, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Berat / Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes., shkruhet në njoftim./Dosja.al

ishte duke rikonstruktuar një banesë 50-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën berat

Sondazh

Poll