Aktualitet

EMRI/ Tentoi të grabiste “Fibank"! Identifikohet autori dhe gjendet arma me të cilën ai qëlloi

Sipas informacioneve paraprake, Bardhyl Fusha është i arrestuari i cili tentoi të grabiste sot në zonën e ish-parkut të autobusëve në Rrugën e Kavajës.

12 Shkurt 2026, 11:52 Nga D.S
EMRI/ Tentoi të grabiste “Fibank"!  Identifikohet autori dhe
Foto nga vendngjarja

TIRANË-  Një ngjarje e cila ka shkaktuar panik në kryeqytet ka ndodhur pak minuta më parë ku një person i armatosur ka hyrë në institucionin  bankar "Fibank" dhe ka tentuar te kryejë vjedhje. Sipas informacioneve paraprake, Bardhyl Fusha është i arrestuari i cili tentoi të grabiste sot në zonën e ish-parkut të autobusëve në Rrugën e Kavajës.

Sipas policisë, mësohet se Bardhyl Fusha ka ka qëlluar një herë me armë në dysheme, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë dhe arma. Nga të shtënat mësohet se nuk ka persona të lënduar. Aktualisht në vendngjarje, ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./Dosja.al

 

 

 

bardhyl fusha tentoi te grabiste fibank fibank

Sondazh

Poll