Aktualitet

Tentohet të grabitet banka në Tiranë, autorët me armë qëllojnë në ambientet e Fibank

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku është tentuar grabitja e bankës 'Fibank'. 

12 Shkurt 2026, 11:28 Nga I.A
Tentohet të grabitet banka në Tiranë, autorët me armë
Banka

TIRANË- Një bankë e nivelit të dytë është tentuar që të grabitet ditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku është tentuar grabitja e bankës 'Fibank'. 

Një prej autorët e ngjarjes ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Por autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2./Dosja.al

fibank

Sondazh

Poll