Aktualitet

"Pa drejtësi nuk ka shtet"/ Banorët e Durrësit dhe Baks-Rrjollit në protestë para Kuvendit: Do vijë dita të ikë I pari dhe I dyti

Qytetarëve janë njoftuar se brenda datës 16 shkurt duhet të lirojnë banesat, pasi do të nis shembja e objekteve me qëllim që t`i hapet rrugë projektit TID, që parashikon rikualifikim të zonës historike të Durrësit.

12 Shkurt 2026, 10:40 Nga D.S
"Pa drejtësi nuk ka shtet"/ Banorët e Durrësit dhe
Foto nga protesta para Kuvendit

TIRANË- Ndërkohë që në Kuvend ka nisur seanca plenare, banorët të lagjes Nr.1 në Durrës, të cilët preken nga projekti TID dhe banorët e Baks Rrjollit në Velipojë po protestojnë pasi akuzojnë qeverinë se po u merret prona. 

Qytetarëve janë njoftuar se brenda datës 16 shkurt duhet të lirojnë banesat, pasi do të nis shembja e objekteve me qëllim që t`i hapet rrugë projektit TID, që parashikon rikualifikim të zonës historike të Durrësit. Me anë të kësaj proteste, banorët e Durrësit dhe të Baks-Rrjollit kërkojnë që prona e tyre të mos shpronësohet dhe të gjindet një zgjidhje për situatën.


“Me këtë që po bën ky hajduti bashkë me Belinda Ballukun. Do vijë dita të ikë I pari dhe I dyti dhe ata bastardë parlamentarë socialist’ thërret një grua me megafon.", u shprehen banorët./Dosja.al

banorët e durrësit dhe baks-rrjollit në protestë para kuvendit seance plenare kuvend projekti tid

Sondazh

Poll