Bota

VIDEO/ Masakër në Gjilan, ish-efektivja e policisë ekzekuton të gjithë familjen, në fund vret veten

18 Shkurt 2020, 12:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Masakër në Gjilan, ish-efektivja e policisë ekzekuton

KOSOVË– Një ish-efektive policie e identifikuar si V.Bllaca, e cila ishte pjesë e stafit civil në Stacionin Policor në Gjilan ka ekzekutuar me armë zjarri të gjithë familjen e saj, dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas ka vrarë veten. Masakra ka ndodhur në lagjen e njohur si “Bujanina”, në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur forca të shumta policie, prokurori dhe ekipe mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e pesë personave. Trupat e pesë të ndjerëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. 

V. Bllaca ishte pezulluar nga detyra si efektive policie në rajonin e Gjilanit për shkak të problemeve psiqike. Më pas ajo ishte rikthyer në detyrë, por si pjesë e stafit civil, gjë që nënkupton se nuk i lejohej të mbante armë. Për këtë arsye, mbetet ende mister vendi se ku Bllaca e gjeti armën me të cilën shkaktoi masakrën me pesë të vdekur. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e forta që mund ta kenë çuar efektiven të ekzekutojë të gjithë familjen dhe më pas të kryejë vetëvrasje.

Njoftimi i policisë

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni efektivja vret familjen dhe veten gjilan kosove masakra ne gjilan efektivja vret familjen dhe veten gjilan kosove masakra ne gjilan

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2020, 13:26

Dashuria në kohën e koronavirusit (FOTO)

KINË– Prej muajsh tashmë Koronavirusi në Kinë ka marrë 1886 jetë njerëzish, duke bërë që frika të jetë e madhe globalisht sepse të infektuarit kanë shkuar ...

Bota 18 Shkurt 2020, 11:26

Një skandal pornografik trondit Francën

FRANCË– Ministrja e Shëndetësisë Agnès Buzyn është kandidatja e re e Macronit, që thuhet se po ringjall një fushatë politike që ndaloi papritur të pr...