Aktualitet

Detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan, lëndohet një oficer policie gjatë ndjekjes

Në automjetin me të cilin po lëviznin tre personat e arrestuar, janë sekuestruar 45 kilogramë kanabis, një armë luftarake, municion, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

11 Shkurt 2026, 20:59 Nga E. D
Detaje nga operacioni antidrogë në Elbasan, lëndohet një
foto ilustuese

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë në Elbasan, ku së bashku me Policinë e Shkodrës çuan në goditjen e një grupi që dyshohej se merrej me trafik droge. Bëhet me dije se gjatë ndjekjes është lënduar një oficer policie. 

Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë tre persona. Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit të tyre në Bradashesh të Elbasanit u sekuestruan rreth 45 kilogramë kanabis, një armë luftarake me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë./Dosja.al

elbasan

Sondazh

Poll