Aktualitet

Thika, shkopinj dhe leva/ Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve në Athinë, 3 të plagosur rëndë, shkak dyshohet një vajzë (VIDEO)

Siç raportojnë mediat greke, dy grupet ishin të armatosur me thika, shkopinj dhe doreza hekuri e leva. Ata u përplasën me një disiplinë të pazakontë ushtarake, gati me taktika të fituara nga stërvitje.

11 Shkurt 2026, 17:17 Nga E. D

Thika, shkopinj dhe leva/ Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve në

GREQI- Dy grupe të rinjsh shqiptarë janë përleshur dy herë në qendër të Athinës. Në sherr u përfshinë 26 persona, ku tre prej tyre mbetën të plagosur rëndë me thikë në pjesën e gjoksit. Siç raportojnë mediat greke, dy grupet ishin të armatosur me thika, shkopinj dhe doreza hekuri e leva. Ata u përplasën me një disiplinë të pazakontë ushtarake, gati me taktika të fituara nga stërvitje.

Gjithashtu bëhet me dije se policia greke tha se u arrestuan nga Siguria e Athinës. Në pamjet e publikuara, shihet një grup njerëzish që sulmojnë dy burra, duke përdorur thika. Autorët duket se janë plotësisht indiferentë ndaj dhjetëra dëshmitarëve okularë që shikonin me tmerr atë që po ndodhte para syve të tyre.

Ndërkohë, disa ditë më vonë, një përleshje e re ndodhi midis dy grupeve në rrugët e Kato Patisias. Arsyeja e sherrit fillestar, sipas asaj që i thanë të arrestuarit Policisë së Sigurisë së Athinës, ishte një vajzë.


Megjithatë, ka indikacione serioze se motivi i vërtetë pas dhunës ishte kontrolli i trafikut të drogës, për shkak të sekuestrimeve që janë kryer në banesa.

Gjithashtu nga kontrollet e kryera në shtëpitë e të akuzuarve, u gjetën dhe u sekuestruan sa vijon: 97 gramë kanabis i papërpunuar, 51 gramë metamfetaminë dhe Peshorja elektronike precize./Dosja.al

 

sherr ne greqi

Sondazh

Poll