11 Shkurt 2026, 16:06
Nga DOSJA
Foto ilustruse
TIRANË- Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski u takua këtë të mërkurë me kreun e SPAK, Klodian Braho.
Ai u takua gjithashtu me ministrin e drejtësisë, Besfort Lamallari, ministren e Brendshme, Albana Vokshi, gjyqtarin e GJKKO, Erjon Bani, presidentin Bajram Begaj dhe figura të tjera të drejtësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri. Ata thonë se janë të angazhuar për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.
“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.” shkruan ambasada./Dosja.al
besfort lamallari mark tervakosk klodian braho
Politike
11 Shkurt 2026, 15:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar ka kundërshtuar projektligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm....
Politike
11 Shkurt 2026, 15:36
E.d
Foto ilustruse
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë këtë vit stërvitjen e parë të përbashkët tr...
Politike
11 Shkurt 2026, 14:52
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale sapo ka nisur. Bashkëkryetar i këtij ...
Politike
11 Shkurt 2026, 14:47
D.S
Avokatja Tavakoli
Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të KosovësAvokatja Tavakoli tha se Tha...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:53
I.A
Pamjet nga takimi
TIRANË- Ministria e Financave organizoi një takim të zgjeruar në nivel të lartë institucional, në viji...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:51
D.S
Nenad Rashiç
Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit i ka bërë thirrje Listës Serbe që të ...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:42
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria nuk do të ketë më farsë zgje...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:40
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është i gatsh&eu...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:33
D.S
TIRANË- Gjykata Administrative do të zhvillojë më datë 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkesë padin&e...
Politike
11 Shkurt 2026, 13:29
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës. Gjatë ...