Politike

Nis mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale, opozita i bashkohet tryezës së bisedimeve

 Bashkëkryetar i këtij komisioni, Arbjan Mazniku deklaroi setashmë  është koha që të nisë puna.

11 Shkurt 2026, 14:52 Nga E.d
Nis mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale, opozita i
Foto ilustruse

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale sapo ka nisur. Bashkëkryetar i këtij komisioni, Arbjan Mazniku deklaroi se tashmë është koha që të nisë puna.

“Të kalojmë nga dakordësia për të punuar, në punën që duhet bërë”, tha ai

Nga ana tjetër edhe opozita i është bashkuar tryezës së bisedimeve. Bashkëkryetari Luçiano Boçi u shpreh se marrëdhënia në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet, por janë të tensionuara për shkak të sjelljes së mazhorancës. 

“Mos bëjmë rolin e atij që mbyll sytë dhe veshët. Marrëdhëniet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet por janë të tensionuara për shkak të sjelljes së mazhorancës. Nëse nuk ka produkt konsensual, atëherë është mungesë e gatishmërisë për të pranuar variantet, kjo është kërkesa ime”, tha Boçi./Dosja.al

arbjan mazniku luçiano boçi pd

Sondazh

Poll