Bota

Studimi i ri: Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i vitit 2019 shpërtheu në laboratorin qeveritar kinez

18 Shkurt 2020, 12:09 Nga DOSJA
Studimi i ri: Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i vitit 2019

KINË– “Koronavirusi mund të jetë përhapur nga një laborator i Wuhanit i cili mbante rreth 600 lakuriqë që përhapën virusin.”- thanë ekspertët.

Por disa media kanë raportuar një artikull rreth pretendimeve të shkencëtarëve kinezë se koronavirusi aktual (Covid-19) mund ta ketë origjinën nga lakuriqët e natës të mbajtur në një laborator qeveritar kinez në Wuhan.

Raportet vijnë pas një studimi të realizuar dhe të botuar nga shkencëtarët kinezë, por është e rëndësishme të kuptohet konteksti. Gazeta nuk ka bërë publikë emrat e shkencëtarëve dhe nuk ofron asnjë provë të qartë që shpërthimi ndodhi në një laborator. Thjesht u propozua si një mundësi.

Gazeta gjithashtu nuk mbështet pretendimet se virusi ishte krijuar artificialisht.

Çfarë thotë gazeta?

Shkencëtarët kanë shkruar për disa nga  rrugët e mundshme midis lakuriqëve të infektuar (të cilët janë identifikuar si origjina e mundshme e sëmundjes) dhe tregu me produktet e detit, ku nisi shpërthimi Covid-19.

Autorët arritën në përfundimin se dy rrugët më të diskutuara që mund të kenë çuar në këtë situatë përmes infektimit nga tregu, ishin të pamundura.

Rruga e dytë për të cilën ata diskutojnë, thuhet se është mishi i lopës që u shit në treg, pasi sipas autoriteteve lokale lopët nuk hahen në Whan.

Duke përdorur hartat në internet, autorët përfundojnë se ka laboratorë që kryejnë kërkime për lakuriqët rreth 280 metra dhe 12 kilometra larg tregut. Gjithashtu ata përmendin dokumentet hulumtuese që dalin nga të dy laboratorët si prova.

Gazeta nuk jep ndonjë provë përtej hartave

Së pari, ndërkohë që është botuar një para-shtypje e këtij punimi (një parathënie është një draft i hershëm që akoma nuk është rishikuar nga kolegët) nuk është e qartë nëse ky punim do të botohet apo jo. Me shumë gjasa sipas mediave të  huaja ky studim duhet të rishikohet sërish.

Gjithashtu hulumtimi nuk jep asnjë provë që lakuriqët e mbajtur në laboratorët e Wuhan kishin Covid-19, të jenë bartës të llojeve të ndryshme të viursit.

Dhe kjo nuk është e vetmja teori e besueshme për mënyrën sesi infektohen njerëzit nga Covid-19. Studiuesit nuk e kanë diskutuar teorinë që Covid-19 është përhapur nga lakuriqët tek një kafshë tjetër ndërmjetëse dhe më pas te njerëzit.

Ata shprehen me dokuemente se “prova të forta janë të nevojshme në studimin e ardhshëm”. Nuk ka asnjë provë ose sugjerim në letër që Covid-19 u krijua artificialisht në një laborator.

 

Koronavirusi u ka marrë jetën 1886 njerëzve, ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 73 mijë persona. Mbrëmë në Whan ndërroi jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus. Ndërsa ditët e fundit është raportuar edhe vdekja e parë në Francë, jashtë territorit të Kinës. Bëhet fjalë për një turist 80-vjeçar kinez që kishte marrë trajtim për Covid-19 që nga 25 janari, rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: Fulfact 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2020, 11:26

Një skandal pornografik trondit Francën

FRANCË– Ministrja e Shëndetësisë Agnès Buzyn është kandidatja e re e Macronit, që thuhet se po ringjall një fushatë politike që ndaloi papritur të pr...