Aktualitet

Protesta e opozitës, mbi 1300 efektivë policie të angazhuar, në gatishmëri edhe autobotet me ujë

Protesta e sotme është cilësuar nga demokratët si një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës lidhur me skandalet e fundit në kabinetin e tij. 

10 Shkurt 2026, 16:36 Nga E. D

Protesta e opozitës, mbi 1300 efektivë policie të angazhuar,

TIRANË- Partia Demokratike mban sot protestën kombëtare para kryeministrisë në orën 17:00. Protesta e sotme është cilësuar nga demokratët si një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës lidhur me skandalet e fundit në kabinetin e tij. 

Mbi 1300 efektivë policie janë në gatishmëri për të mbarëvajtur protestën e opozitës para kryeministrisë. Gjithashtu në gatishmëri janë edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme. Po ashtu, një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë./Dosja.al

protesta e opozitës

Sondazh

Poll