Aktualitet

Aksident rrugor tek “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy fuoristrada

 Ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë në automjete.

9 Shkurt 2026, 19:34 Nga E.d
Aksident rrugor tek “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy
Foto ilustruse

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pjesë e rrugës së Arbrit. Dy automjetet tip fuoristrada janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja e fuqishme janë dëmtuar plotësish të dyja automjetet.

Ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë në automjete. Policia dhe ambulanca janë nisur menjherë drejt vendit ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetojmë më shumë mbi shkaqet e aksidentit./Dosja.al

“shkalla e tujanit” aksident policia

Sondazh

Poll