Aktualitet

Efektivi i policisë përplaset me punonjësin e një biznesi për makinën e parkuar dhe nxjerr armën, AMP nis hetimin ndaj tij 

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se konflikti ka nisur, pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre.

9 Shkurt 2026, 19:41 Nga E.d
Efektivi i policisë përplaset me punonjësin e një biznesi
Pamje nga kamerat

TIRANË- Një efektiv policie, i cili ushtronte detyrën e tij në qarkun e Kukësit dhe një punonjës i një biznesi janë konfliktuar ditën e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se konflikti ka nisur, pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre. Kjo duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit.

Debati ka agravuar dhe ka përfunduar në përplasje verbale dhe nxjerrje të armës nga ana e policit. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është në konflikt. Në lidhje me këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim, nda efektivit të policisë. Ai po hetohet në gjendje të lirë./Dosja.al

amp efektiv policie konfli

Sondazh

Poll