Politike

Debat në Komisionin e Ekonomisë/ Blushi përplaset me Braçen për TVSH-në e ushqimeve: Kërkoni ndjesë pensionistëve, i mashtruat

Blushi i kërkoi mazhorancës dhe në veçanti deputetëve të Partisë Socialiste që të kërkojnë ndjesë publike qytetarëve dhe pensionistëve, për atë që e cilësoi si një mashtrim elektoral të bërë në vitin 2013.

10 Shkurt 2026, 12:12 Nga D.S
Debat në Komisionin e Ekonomisë/ Blushi përplaset me
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Debate të forta janë shënuar sot në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti i PL-së Tedi Blushi, u përplas ashpër me deputetin socialist Erion Braçe. Blushi i kërkoi mazhorancës dhe në veçanti deputetëve të Partisë Socialiste që të kërkojnë ndjesë publike qytetarëve dhe pensionistëve, për atë që e cilësoi si një mashtrim elektoral të bërë në vitin 2013.

“Për një pensionist apo një familje në vështirësi ekonomike, nuk ka asgjë më jetike sesa të blejë bukën, qumështin, vezët, miellin apo vajin më lirë, sidomos në kushtet kur edhe këtë vit parashikohet rritje e inflacionit rreth 3%,” u shpreh Blushi.

Sipas tij, ulja e TVSH-së nga 20% në 5% për produktet bazë është një akt social dhe moral në funksion të lehtësimit të kostos së jetesës për shumicën e shqiptarëve, veçanërisht për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Deputeti i Partisë së Lirisë përmendi gjithashtu, dhënien e tokave publike me çmime simbolike për ndërtimin e resorteve dhe kullave, ndërkohë që sipas tij, qytetarët më të varfër të vendit vazhdojnë të paguajnë ushqimet e shportës deri në 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian./Dosja.al

 

tedi blushi komisioni i ekonomise erion brace p pl

Sondazh

Poll