Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në çështjen kundër ish-eprorëve të UÇK-së/ Çfarë do të ndodhë sot?
foto nga gjyqi HOLLANDË- Prokurorët kanë paralajmëruar se sot do t’iu duhen diku rreth 2 orë për t’i shpalo...
Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, ka përfunduar në 39 pikë në raportin e vitit 2025, duke humbur 3 pikë dhe rënë me 11 vende në renditjen globale të Transparency International.

TIRANË- Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI). Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, ka përfunduar në 39 pikë në raportin e vitit 2025, duke humbur 3 pikë dhe rënë me 11 vende në renditjen globale të Transparency International.

Në raportin e vitit të kaluar, Tirana zyrtare renditej e 80 mes 180 vendeve, ndërsa sot vendi renditet i 91. Për vitin 2025, nga vendet e rajonit, Kosova është vlerësuar me 43 pikë, duke shënuar një rënie për një pikë krahasuar me vitin paraprak.
Mali i Zi është vlerësuar më së miri me 46 pikë (njësoj si herën e kaluar), Maqedonia e Veriut me 40 (njësoj si herën e kaluar), Shqipëria me 39 (ka shënuar përkeqësim nga 42 pikë sa kishte në indeksin e kaluar), Bosnje e Hercegovina me 34 (ka shënuar rënie, pasi herën e kaluar kishte 33 pikë) dhe Serbia me 33 (ka shënuar rënie pasi herën e kaluar kishte 35 pikë).

Transparency International thekson se të dhënat që përdoren për përpilimin e indeksit mbulojnë këto forma të korrupsionit në sektorin publik: ryshfeti, keqpërdorimi i fondeve publike, përdorimi i funksioneve publike nga zyrtarët për përfitime personale pa u përballur me pasoja, aftësia e qeverive për të frenuar korrupsionin në sektorin publik, burokracia e tepruar që mund të rrisë mundësitë për korrupsion në sektorin publik, emërimet politike në shërbimin civile, ligje që u mundësojnë zyrtarëve publikë të mos e deklarojnë pasurinë apo konfliktet e mundshme të interesit, mbrojtja ligjore për personat që raportojnë rastet e ryshfetit dhe korrupsionit, kapja e shtetit dhe qasja në informacione mbi çështje publike dhe aktivitete të Qeverisë./Dosja.al
foto nga gjyqi HOLLANDË- Prokurorët kanë paralajmëruar se sot do t’iu duhen diku rreth 2 orë për t’i shpalo...
Elvis Rroshi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Mësohe...
Ambasada Amerikane TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje qytetarëve për të shmangur d...
Edi Rama dhe Antonio Costa BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për anga...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vite burg për is...
Edison Memolla RROGOZHINË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është vetëdorëzuar në polici, pas vendi...
foto ilustuese TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët li...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vjet burg për kat&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda ...
GJIROKASTËR- Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër, përmes një deklarate publike, i bën thirrje qytetarëve të...