Politike

U dënua me një vit burg nga GJKKO, Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun Edison Memolla

Ditën e djeshme, Memolla u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje.  

10 Shkurt 2026, 11:08 Nga I.A
U dënua me një vit burg nga GJKKO, Policia e Durrësit ekzekuton
Edison Memolla

DURRËS- Policia e Durrësit ka ekzekutuart sot vendimin për kryebashkiakun e Rrogozghinës Edison Memolla. Ditën e djeshme, Memolla u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje.  

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim,” njofton policia.

Memolla akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim dhe nga ky moment bashkia e Rrogozhinës është pa një kyryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Konkretisht, Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani.

Memolla i kërkoi elektricistit të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Gjithashtu sipas SPAK, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës./Dosja.al

gjkko edison memolla

Sondazh

Poll