Politike

Seanca në Kushtetuese, Logu: Rregullorja e Kuvendit s’mund të kthehet në mjet arbitrar të maxhorancës

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu tha se Regullorja nuk mund të shdërrohet në një mjet arbitrar të shumicës parlamentare që cënon pakicën parlamentare aq më tepër ta asgjësojë.  

10 Shkurt 2026, 10:48 Nga I.A
Seanca në Kushtetuese, Logu: Rregullorja e Kuvendit s’mund të
Marash Logu

TIRANË- Gjykata Kushtetuese po mban seancën për shqyrtimin e kërkesës së PD-së e cila kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme të Rregullores së Kuvendit. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu tha se Regullorja nuk mund të shdërrohet në një mjet arbitrar të shumicës parlamentare që cënon pakicën parlamentare aq më tepër ta asgjësojë.  

“Rregullorja e parlamentit nuk duhet të shërbejë si bazë që shumicën parlamantera me pozitën e saj dominuese përballë opozitës. Në vlerësimin tonë, shqyrtimi dhe trajtimi i kësaj çështjeje ka ndër të tjera këtë qëllim: Pra rregullorja e Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një mjet arbitrar të shumicës parlamentare që cënon pakicën parlamentare aq më tepër ta asgjësojë,” tha Logu./Dosja.al

marash logu

Sondazh

Poll