Politike

U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici Kryebashkiaku i Rrogozhinës

Memolla akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim dhe nga ky moment bashkia e Rrogozhinës është pa një kyryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

9 Shkurt 2026, 22:28 Nga E. D
U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, vetëdorëzohet në polici
Edison Memolla

RROGOZHINË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është vetëdorëzuar në polici, pas vendimit të Apelit të GJKKO. Memolla është vetëdorëzuar në zbatim të vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e shkallës së parë, 1 vit burg. 

Memolla akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim dhe nga ky moment bashkia e Rrogozhinës është pa një kyryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Konkretisht, Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani.

Memolla i kërkoi elektricistit të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Gjithashtu sipas SPAK, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës./Dosja.al

edison memolla

Sondazh

Poll