Politike

"Bashkohuni me Partinë Demokratike"/ Salianji thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare: 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur

Salianji ka ndarë edhe një video që “flet” për dënimin me 1 vit burg për dosjen Babale dhe gjithë takimet që ka mbajtur së fundmi me strukturat demokrate.

9 Shkurt 2026, 19:26 Nga E. D
"Bashkohuni me Partinë Demokratike"/ Salianji thirrje për
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën kombëtare ditën e nesërme para Kryeministrisë. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thekson se pas 13 vitesh opozitë të vështirë, koha për ndryshim ka ardhur.

Gjithashtu, Salianji ka ndarë edhe një video që “flet” për dënimin me 1 vit burg për dosjen Babale dhe gjithë takimet që ka mbajtur së fundmi me strukturat demokrate.

Postimi i Salianjit:

Mesazh për qytetarët .Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur! Nesër në Bulevardin “ Dëshmorët e Kombit” fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë. Bashkohuni me Partinë Demokratike!

ervin salianji

Sondazh

Poll