Politike

Protesta e 10 shkurtit/ PD Gjirokastër: Ndryshimi fillon kur qytetarët nuk rrinë më spektatorë, të bashkohemi pa dallime partiake

Sipas deklaratës, protesta nuk është e një grupi të vetëm, por një thirrje për çdo qytetar që ndjen përgjegjësi për vendin dhe për veten e tij. Pjesëmarrja simbolizon një qëndrim për ndryshim dhe kërkesën për llogari ndaj qeverisë.

9 Shkurt 2026, 21:09 Nga E. D

Protesta e 10 shkurtit/ PD Gjirokastër: Ndryshimi fillon kur qytetarët

GJIROKASTËR- Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër, përmes një deklarate publike, i bën thirrje qytetarëve të Gjirokastrës, Dropullit, Libohovës, Tepelenës, Memaliajt, Këlcyrës dhe Përmetit të marrin pjesë në protestën kombëtare më 10 shkurt 2026 në Tiranë.

Sipas deklaratës, protesta nuk është e një grupi të vetëm, por një thirrje për çdo qytetar që ndjen përgjegjësi për vendin dhe për veten e tij. Pjesëmarrja simbolizon një qëndrim për ndryshim dhe kërkesën për llogari ndaj qeverisë.
PD dega Gjirokastër fton të gjithë qytetarët të bashkohen pa dallime partiake dhe të protestojnë paqësisht, me dinjitet, duke theksuar se ndryshimi fillon kur qytetarët nuk rrinë më spektatorë.


Deklarata e plotë:

Partia Demokratike, Dega Gjirokastër i bën thirrje gjithë qytetarëve të Gjirokastrës, Dropullit, Libohovës, Tepelenës, Memaliajt, Këlcyrës dhe Përmetit: mjaft më me heshtje! Koha për të folur dhe për të vepruar është tani. Protesta kombëtare e datës 10.02.2026 është momenti ku qytetarët të marrin në dorë zërin e tyre dhe tregojnë se dinjiteti, e drejta dhe e ardhmja nuk negociohen.

Nuk është protestë e një grupi, është thirrje për çdo qytetar që ndjen përgjegjësi për vendin dhe për veten e vet. Kur padrejtësitë e kësaj qeverie shtohen dita-ditës, reagimi duhet të bëhet detyrim.

Prania jonë në Tiranë nuk është thjesht pjesëmarrje, është një qëndrim për ndryshim. Le të bashkohemi pa ndarje, me parti dhe pa parti. Dhe me vendosmëri t’i tregojmë kësaj qeverie të korruptuar deri në majat e saj se qytetaria aktive është forca më e madhe që ka një shoqëri.

T’i kërkojmë llogari deri në qindarkën e fundit kësaj qeverie që po fut duart në xhepat e qytetarëve dita-ditës. Mos prit që të tjerët ta bëjnë për ty nëse ti nuk çohesh për veten tënde sot. Çdo zë i bashkuar është një mesazh i fortë që nuk mund të injorohet nga kjo qeveri e kalbur dhe e korruptuar.

Të dalim të protestojmë paqësisht, me dinjitet dhe si qytetarë, ditën e martë. Sepse ndryshimi fillon kur qytetarët nuk rrinë më spektatorë. Ju faleminderit!/Dosja.al

pd gjirokastër

Sondazh

Poll