Berisha: Rama i dërgoi mesazh Europës integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka humbur çdo legjitim...
Lideri i opozitës u shpreh se PD ka qenë lokomotiva e integrimit në BE.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli. Sipas tij, Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve se 'integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë'.
Në këtë kuadër, Berisha tha se protestat janë jetike. Lideri i opozitës u shpreh se PD ka qenë okomotiva e integrimit në BE. Kjo, pasi ajo ia doli të firmosë MSA-në, të liberalizojë vizat dhe të marrë rekomandimin për statusin e kandidatit.
Sali Berisha: Miq, në Bruksel, Edi Ramës do i transmetohej një mesazh: Mos pengo drejtësinë se ne të mbyllim derën. Ishte i thjeshtë. Sot në mëngjes Edi Rama u përgjigj: më mbyllni derën se lëkurën time nuk e shes kurrë, se Lubinë nuk e dorëzoj, se po të dorëzoj Lubinë, duhet të dorëzoj veten time. Pra, sonte çdo shqiptar ndodhet para këtij kërcënimi të tmerrshëm, madhor.
Edi Rama me vendimin e sotëm u tha shqiptarëve se integrimin e japim, por korrupsionin nuk e dorëzojmë. Por veten tonë, lëkurën tonë nuk e dorëzojmë. Në këtë kuadër, protestat tashmë janë jetike dhe vendimtare për të shpëtuar atë ëndrrën që nuk ishte vetëm e jona, nuk është vetëm e jona, nuk ishte vetëm e studentëve të viteve ’90, por atë ëndërr që ishte e formësuar nga Rilindja jonë, të cilët për Shqipërinë parajsë, konsideronin ta shihnin zonjë mdis kombeve të tjera evropiane.
Kjo ëndërr e Rilindjes u bë ëndërr e rinisë shqiptare në vitet ’90, u bë motiv kryesor i asaj në luftën kundër diktaturës komuniste. Në ndjekje të saj, PD, lokomotivë e proceseve të integrimit, ia doli të firmosë MSA-në. Ia doli të liberalizojë vizat. Ia doli të marrë rekomandimin për statusin e kandidatit. Pra, ne ishim lokomotiva e integrimit në BE. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE.
Pas çlirimit të Kosovës, interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar është integrimi i Shqipërisë në BE. Tani, një bajloz i zi, një organizatë kriminale, do t’u mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë, shtetin ligjor, Kushtetutën, për të mbrojtur paratë e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtë. Shqiptarë, a do pranoni ju këtë? Kurrë.
Ndaj dhe nesër është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE, për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë është një dhe vetëm një, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve, se fatin e Enver Hoxhës do kesh edhe ti për së gjalli./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka humbur çdo legjitim...
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo deklaroi gjatë fjalimit saj në Foltoren përpa...
Edison Memolla TIRANË- Apeli i GJKKO konfirmoi sot dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili akuzo...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike mban sot 'Foltoren' e rradhës, para Kryeministrisë. Demokratët janë mbledhur me pankarta n...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të hënën se do të ndërmarrë një ofensivë ligjore për të...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion ...
foto ilustuese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë mblidhet të hënën në orën 18:00 për t&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka dalë ditën e sotme nga spitali Nënë Tereza, nga ku ishte shtruar d...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi tha në përfundim të seancës gjyqësore të dosjes ‘...
Dashnor Sula TIRANË- Dashnor Sula, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgj...