Aktualitet

VIDEOLAJM/ Grushte dhe shqelma mes tyre, mësuesi dhunon nxënësin në Prishtinë

Siç shihet edhe në pamje, mësuesi e gjuan me shuplakë disa herë nxënësin, e më pas ai ia kthen me shqelma, ku dhe nis një përleshje mes tyre.

9 Shkurt 2026, 17:33 Nga E. D

VIDEOLAJM/ Grushte dhe shqelma mes tyre, mësuesi dhunon nxënësin

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë. Bëhet me dije se një mësues ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.

Siç shihet edhe në pamje, mësuesi e gjuan me shuplakë disa herë nxënësin, e më pas ai ia kthen me shqelma, ku dhe nis një përleshje mes tyre.


Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë.

“Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka konfirmuar zyrtari i policisë./Dosja.al

prishtinë

Sondazh

Poll