Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë/ Policia gjen “Audi Q5”, një automjet tjetër dhe tre bidona benzine, dyshohet se do të përdoreshin në një vrasje

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

9 Shkurt 2026, 16:24 Nga E. D
Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë/ Policia gjen “Audi
mjetet e sekuestruara

VLORË- Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale, përmes një operacioni që përfundoi me sekuestrimin e dy automjeteve të vjedhura dhe 3 bidonave me benzinë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Gjithashtu, automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.

Njoftimi i Policisë:

Falë punës së thelluar hetimore, Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Sekuestrohen dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse. Më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacione operative të siguruara më parë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht:
-një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja;
-një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale. Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore. Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë./Dosja.al

policia e vlores

Sondazh

Poll